E bija mbron Johnny Depp-in: Është njeriu më i ëmbël që njoh(Foto)
Vajza e Johnny Depp, Lily-Rose Depp, ka mbrojtur babanë e saj pas akuzave për dhunë nga bashkëshortja e tij Amber.
Kjo e fundit postoi disa ditë më parë disa foto me fytyrë të mavijosur, duke pretenduar se aktori i famshëm e ka goditur me “iPhone” në fytyrë. Nga ana tjetër Lily-Rose postoi një foto në “Instagram”, ku John shfaqet duke u përkujdesur për vajzën e tij të vogël.
“Babai im është njeriu më i ëmbël dhe i dashur që unë njoh. Ai nuk ka qenë tjetër veçse një baba i mrekullueshëm për mua dhe vëllanë e vogël dhe çdokush që e njeh do të fliste për të njësoj si unë”, shprehet ajo.
(Kosova Sot)