Sytë në ballë.... edhe poshtë ballit (Foto)
Izabel Goulart tregon linjat e saj derisa largohet nga Rio
Ajo ishte në shfaqje me rastin e mbylljes së ceremonisë të Lojërave Olimpike dhe, kësaj radhe, si edhe herëve të tjera, ajo ka shpalosur stilin e saj unik, në një kostum seksi karnavalesh derisa Lojërat në Rio po mbylleshin.
Por ditën tjetër, Izabel Goulart ishte mbuluar mjaft shumë derisa po ecte përmes aeroportit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Modelja e bukur 31 vjeçe kishte veshur një bluzë bizare me vetulla me lesh, me ngjyrë të kuqe, pink dhe të portokalltë, por gjithashtu kishte edhe një palë syze të mëdha për t’ia mbuluar fytyrën e bukur dhe pa asnjë të metë të vetme.
Flokët e saj i kishte lidhur në një bishtkali, duke e bërë pothuajse të panjohur. Bukuroshja kishte disa aksesorë, bizhuteri, ndërsa që kishte dhe një çantë me motive gjarpri, e këmbët e saj të gjata i kishte theksuar me një palë xhinse me ngjyrë të kaltër.
(Kosova Sot)