Vazhdon promovimi (Foto)
Margot Robbie me fustan të bardhë aterron në Japoni Ajo me të madhe dhe mjaft shumë është duke punuar në promovimin e filmit të saj më të ri me titull "Suicide Squad". Por, Margot Robbie përkundër lodhjes u duk të jetë mjaft e freskët, kur kishte arritur në aeroportin "Narita International Airport" në Japoni, derisa dukej shumë e bukur, e veshur me një fustan me ngjyrë të bardhë, transmeton gazeta Kosova Sot.
Aktorja nga vendi i kangurëve dukejn e kishte theksuar me aksesorë të ndritshëm, përfshirë një çantë me ngjyrë të kuqe dhe një palë taka elegante. Fustani i bukur i Margot kishte një të ndarë të madhe në ijën e saj të majtë. Bukuroshja bionde bukurinë e saj natyrale e kishte theksuar me grim rozë dhe një shtresë të hollë pink. Ajo ishte pritur nga një turmë e madhe adhuruesish të saj, derisa bukuroshja po kalonte përmes aeroportit.
(Kosova Sot)