Rita çmend njujorkezët me stilin e ri të grimit (Foto)
Duke gjykuar nga zgjedhja e saj e veshjeve të enjten, është e qartë se Rita Ora është duke marrë rolin e saj të ri si moderatore e ‘America’s Top Next Model’ shumë seriozisht.
Këngëtarja 25-vjeçare ditën u shfaq me një fustan të shkurt jargavan dhe taka metalike, por më vonë ajo u duk edhe më elegante me një veshje të zezë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja bjonde dukej mahnitëse me një fustan të zi me dantella me prerje nga prapa, që ia nxori në pah format për t’u patur zili.
Kësaj radhe, grimi i saj ishte i stilit ‘smokey’.
(Kosova Sot)