Bebe akuzohet për kopjim (Foto)
Përveç Rita Orës, sivjet edhe një shqiptare ishte pjesëmarrëse në eventin 'MTV VMA Awards'.
Është Bebe Rexha e cila është dukur shumë bukur në këtë event.
Por, Bebe sot është akuzuar nga mediet se ajo me veshjen e saj në MTV Awards e ka kopjuar Kylie Jenner-in, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Në një foto të postuar thuhet se kjo veshje është parë në instagram te Kylie-t. (Kosova Sot)