Si n'film (Foto)
Kate Hudson mahnit me dukjen e saj. Ajo kishte qenë e nominuar për çmimin Oskar për rolin e saj si Penny Lane gjatë vitit 2000, në filmin "Almost Famous". Duke marrë inspirime nga personazhi i saj ikonik, Kate Hudson kishte dhuruar një dukje të hatashme, e veshur me një komplet me pantallona me ngjyrë të zezë dhe një pjesë gëzofi, që dukej si personazhi nga viti 1973 me rastin e ditëlindjes së Nicole Richie, transmeton gazeta Kosova Sot.
Bukuroshja 37 vjeçe kishte theksuar fort dekoltenë e saj të mahnitshme në veshjen elegante, që e kishte veshur të shtunën mbrëma në ngjarjen "Standard Hollywood". Duke shfaqur shumë mish, ylli nga "Deepwater Horizon" shkëlqeu me veshjen që ia kishte puthur fort linjat e saj vrasëse. Me karficë prej arit dhe flokun e ndarë në mes, biondina e lezetshme kishte nuance kaçurrele dhe kishte po ashtu një çantë të vogël në duart e saj.
(Kosova Sot)