Prej pistës e n’tepihun e gjelbër(Foto)
Irina Shayk u duk shumë e bukur në premierën e filmit “Snowden”,transmeton "Kosova Sot Online".
Është një nga sezonet më të zëna dhe me agjendën më të ngjeshur në vit, sidomos në botën e modës. Por Irina Shayk është larguar pak nga pistat dhe është bartur në tepihun e kuq dhe dukej si një profesioniste e vërtetë derisa nga Java e Modës në Milano ajo kishte fluturuar për në Festivalin e Filmit në Cyrih. Pas pak orëve kur ishte paraqitur në pistë për prezantimin e “Bottega Veneta SS17”, Irina po kërkonte shkëlqim dhe vëmendje përsëri për premierën e filmit “Snowden”, që u shfaq në Festivalin e 12 rresht, të Filmit në Cyrih. Bukuroshja 30 vjeçe kishte zgjedhur një fustan të bukur ku dominonte ngjyra e gjelbër, e që doli të shkonte mjaft mirë me tepihun e gjelbër. Një palë këpucë të zeza dhe një çantë shik kishin përfunduar dukjen unike të yllit. Flokët brune i kishte ndarë nga anash derisa specifikat e saj i kishte theksuar falë grimit të duhur.
(Kosova Sot)