Inspirimi i të shtatëdhjetave (Foto)
Alessandra Ambrosio tregon figurën e saj prej një modele përmes xhindeve me aski .Me dukjet e saj të mahnitshme dhe figurën shtathedhur, Alessandra Ambrosio mundet të tërheqë gjithçka. Dhe, bukuroshja 35 vjeçe u duk e mahnitshme në Los Anxhelos, derisa kishte dalë e veshur komplet me xhinse me aski, me stilin e inspiruar nga të shtatëdhjetat, transmeton gazeta Kosova Sot.
Kompleti që mbahej vetëm për një rripi të hollë dhe me fund të gjerë, Alessandra e kishte kombinuar mirë me një palë sandale dhe një çantë me xhufkë. Modelja, e cila flokun e saj ngjyrë kafeje e kishte vendosur në shpinë, kishte vënë disa bizhuteri dhe syze dielli retro derisa grimin e kishte minimal, duke lejuar që fytyra e saj të shkëlqejë. Alessandra ishte në shoqërinë e disa mikeve të saj. Më pas, modelja nga brendi i njohur i veshjeve "Victoria's Secret" ia kishte mësyrë dyqanit "Trashy Lingerie", pa dyshim për të blerë ndonjë kostum për Natën e Shtrigave.
(Kosova Sot)