Pensionistja hot!
Gisele Bundchen ka demonstruar këmbët e saj të gjata e veshur me një kostum bardhezi, në një event të bukurisë në Meksikë Gisele Bundchen zyrtarisht u pensionua nga pistat e modeleve në vitin 2015. Por, kjo nuk e ka penguar atë që të mbetet njëri ndër emrat më të kërkuar të botës, ku bën pjesë edhe paraqitja e saj në hapjen e një instituti të bukurisë në Meksiko Siti, të mërkurën mbrëma,raporton Gazeta Kosova Sot
Seks-bomba braziliane 36- vjeçare dukej për merak, me një fustan dyngjyrësh, i cili vetëm sa ia vinte në pah bukurinë e saj të pashoqe. Gisele tregonte sasinë e duhur (as tepër, as pak) të lëkurës, me një veshje e cila i rrinte "si e matur". Një palë sandalesh ia vinin në pah edhe më shumë këmbët e gjata, që përbëjnë njërin prej aseteve kryesore të saj. Bukuroshja, e cila është e martuar me Tom Bradyn, e shfrytëzoi këtë rast që ta vizitonte një pjesë të madhe të Meksikës.
(Kosova Sot)