Një udhëtim vërtet romantik (Foto)
Danielle Armstrong lë prapa dashurinë e vjetër, ia nis me të reja,transmeton gazeta Kosova Sot.
Ajo u largua nga “TOWIE” në fund të vitit të kaluar, derisa kjo erdhi si pasojë e ndarjes së saj nga ish i dashuri, James Lock.
Dhe, Danielle Armstrong e ka dëshmuar se me të vërtetë ka ecur tutje me dashurinë e saj të re, Daniel Spiller, pasi që u panë shumë të afërt në brigjet e plazhit në Dubai, pasi që të dy tashmë janë në një udhëtim romantik. Bukuroshja 28 vjeçe u duk shumë e bukur, e veshur me një palë kostume dypjesësh me ngjyrë të portokalltë, që ia kishte theksuar fort linjat e saj trupore. Danielle përfundimisht ishte një femër që po shkëlqente, derisa edhe dashuria e tyre po lulëzon, e për këtë u kujdesën që të dy ta shprehin në publik.
(Kosova Sot)