Më e zjarrta prej krejtve (Foto)
Hailey Baldwin në ballinën e revistës 'Maxim" Hailey Baldwin ka zbukuruar listën e revistës "Maxim", si "Hot 100" për vitin 2017, duke u shfaqur si bukuroshja e zjarrtë në revistën e meshkujve. Bukuroshja 20 vjeçe fotot i kishte bërë nga fotografi Gilles Bensimon, derisa Hailey i lë pak imagjinatës, e veshur me të zeza, duke përdorur vetëm duart e saj për të mbuluar veten, transmeton gazeta Kosova Sot.
Numri i cili shfaqet më 30 maj, bukuroshja sjell veshjen e dizajnuar nga Elisabetta Franchi. Përderisa me secilën milimetër trupit të saj ajo duket si një sirenë duke pozuar për ballinën, ajo ka thënë se shpërndarja e fotove të saj në "Instagram" jo gjithmonë është e mirë. Fotoja sensacionale e gjen Hailey në një karrige, duke treguar veshjen e saj pikante.
(Kosova Sot)