Dasma e Xhensiles dhe Besit, ja kush do ta fotografojë çiftin

  • 08 August 2017 - 12:13
Dasma e Xhensiles dhe Besit, ja kush do ta fotografojë çiftin

Dasma shumë e përfolur e Xhensilës dhe Besit po afron dhe nga java në javë zbulohen detaje të reja për realizimin e saj. Nga një foto e publikuar së fundmi kuptohet se i talentuari Renuar Locaj do të jetë fotografi zyrtar i dasmës. Ai ka realizuar fotot e shumë personazheve te famshëm në Shqipëri dhe është i preferuari i disa prej tyre. Ndërkohë, të gjithë ne presim me pa durim të shohim Xhensilën nuse dhe të shijojmë momentet nga ky organizim. Dasma do të mbahet javën e parë të shtatorit.