U lansua kënga e re e Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt (Video)
Bashkëpunimi në mes të Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt me titulin “Vetëm ti” është lansuar sot.
Këtë e ka bërë të ditur Eni përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”.
Ka kohë që emrat e këtyre të dyve janë apastrofuar për një lidhje të mundëshmë, mirëpo kjo ende nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre. Mos kjo këngë i është kushtuar dashurisë së tyre, pasi që edhe kënga ka këtë temë.
Më poshtë keni linkun e këngës.
(Kosova Sot)