Këngëtares së njohur i vdes babai (Foto)
Këngëtarja e njohur Arta Bajrami sot ka përjetuar një humbje të rëndë.
Babai i saj ka ndërruar jetë dhe këtë e bëri të ditur vëllai i saj, Don Arbas nëpërmjet një postimi në Instastory.
“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi. I njoftojë të gjithë se babai im Zejnullah Bajrami sot ka ndërruar jetë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër”, ishin fjalët e përcjellura me dhimbje me të cilat ai njoftoi të gjithë për këtë humbje.
(Kosova Sot)