25-vjeçarja fundos deputetet, tregon kush ishin ata që i kërkuan marrëdhënie dhe e përndoqën deri në shtëpi (Foto)
Një ish-menaxhere bari në Dhomën e Parlamentit të Britanisë së Madhe pretendon se 30 deputetë i kanë kërkuar marrëdhënie seksuale.
Alice Bailey, e cila ka punuar në “Sport and Social Bar” të Parlamentit për rreth katër vite, që në moshën 19 vjeçare, tha se shumë deputetë u sollën si “perversë të vjetër e të padurueshëm”.
25-vjeçarja u shpreh për “The Sun”: Ata përfituan për të më ngacmuar nga fakti se unë isha thjeshtë një banakiere e re e ndërsa ata ishin njerëz me pozicione të larta.
“Ata ishin vërtetë të pështirë! Ata ishin të martuar e sa dyfishi i moshës sime dhe më kërkonin që të flija me ta”, është shprehur ajo.
Ndër të tjera ajo rrëfeu se si një nga deputet laburistë e ndoqi atë deri në shtëpi dhe e ngacmoi në autobus, ndërsa ishte në gjendje të dehur. Alice ka treguar se kishte parë shpesh deputet që të puthnin ndihmëset e tyre nëpër rrugicat e korridoreve të Parlamentit.
(Kosova Sot)