U ndanë
Jennifer Lawrence dhe Darren Aronofsky i kanë ndarë rrugët e tyre, pasi ishin në lidhje për një vit. Aktorja që ka fituar çmimin ‘Oskar’, 27 vjeçe, dhe regjisori 48 vjeç kanë thënë se janë ndarë një muaj më parë, por edhe më tutje kanë ‘mbetur miq’. Ish-çifti që u takuan kur Jennifer kishte aktruar në filmin e zhanrit horror “Mother”! Në vitin 2016, ata ishin ulur bashkë në ngjarjen te “Governor's Awards”, megjithëse atëherë kishin qenë të ndarë. Jennifer dhe Darren ishin fotografuar ndaras në tepihun e kuq në ngjarjen e yjeve, transmeton gazeta Kosova Sot. Çifti ishte shumë modest në lidhje me romancën e tyre që kishte filluar një vit më parë. Çifti për të parën herë së bashku ishte shfaqur në tepihun e kuq për premierën e Nju Jorkut, “Mother”.
(Kosova Sot)