Rrëfimi drithërues i Aurela Gaçes për vajzën e vogël: U frikësova aq shumë sa kërkova të më vinin në gjumë

  • 04 December 2017 - 10:42
Rrëfimi drithërues i Aurela Gaçes për vajzën e vogël: U frikësova aq shumë sa kërkova të më vinin në gjumë

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të mira dhe që publiku e ka vlerësuar dhe vazhdon ta bëjë edhe sot po njësoj. Ajo nuk dallohet vetëm për zërin e bukur, të fuqishëm, energjinë që ka në skenë dhe batutat që i ka “në majë të gjuhës”, duke shkaktuar të qeshura, por edhe për sinqeritetin me fansat e saj.

Në një postim të gjatë në Facebook, Aurela ka ndarë për herë të parë me të gjithë ndjekësit, vështirësitë dhe emocionet e bukura që ka përjetuar në shtatzëninë e dytë, me vajzën Abigail.

Image

 

Statusi i këngëtares:

Ja po afron 1 vjetori yt….akoma jo😉
Javet e fundit te shtatezanise me ty ishin nga ato te veshtirat, ku dukej sikur oksigjeni mezi mbushte mushkerite, brinjet , kockat, kembet thernin çdo moment, une rendohesha cdo dite e me shume, stomaku digjej si vullkan nga acidi, ne duar, per rreth 5 jave kisha serume me lengje e ilace te ndryshme qe me ndihmonin te mos kisha kontraksione sepse ti e bukura ime doje te dilje para kohe 😣 e mjeket me urdheruan te qendroja regjim shtrati e te duroja sa te mundesha.
Sepse ti duhej te rrije akoma brenda barkut te mamit, mushkerite e tua duhet te rriteshin …duke menduar te gjitha keto, beja durim…
E duke menduar se do te te kisha ty ne krahe, beja durim qe ne fillim kur mesova se ti kishe filluar te rriteshe brenda meje.
Po jeta ime, na u desh ne fillim te qendronim se bashku regjim shtrati absolut per 3 muajt e pare…motra jote e madhe donte kaq shume te flinte me mua , donte ta merrja ne krahe siç ishte mesuar, e s’mundesha e i flisja kaq shume per ty .
I tregoja se aty brenda barkut te mamit ishte nje beb, qe shume shpejt do te ishte moter ose vella per te, dhe Zoti e do aq shume sa po I bente nje dhurate e ne duhet te kujdeseshim per te .
A E di ti Abigail se edhe motra jote e madhe u kujdes shume per ty?
Po, ajo duroi qe mami te mos e merrte ne krahe , te mos luanim bashke sepse shume kohe isha shtrire, duroi te mos flinte afer mamit…ne fakt vetem nje here qau sepse aq shume donte dhe s’mundej…pastaj ajo do te te tregoje ty se si ecte mami javet e fundit kur duhej patjeter te ngrihej nga shtrati 😂 do shkrihesh sepse motra jote me imiton fiks😂. .
Do te tregojne dy gjyshet e tua sa shume jane kujdesur per ty akoma pa ardhur ti ne jete, duke ndenjur nate e dite afer nesh qe asgje te mos na mungonte..
pak dite i kaluam edhe ne spital dhe mami jot packa mes dhimbjeve , nuk e la te kuqin qe flakeronte buzet pa e vendosur, se edhe ashtu bardhe fare ne fytyre te keqen mami, sikur nuk shkonte 😅.
Edhe imagjino qe ilacet qe merrte mami qe nga fillimi, te frynin e te benin tollombac…edhe imagjino te keqen mami qe kishin guximin ca “jo mire nga trute ” qe ta shikonin mamin ne rruge para e mbas shtatezanise, e nga goja qe flet para mendjes te thoshin ” sa je shendoshur ” ..
askush Nga ata te keqen mami nuk mendonte cfare po kalonim ne te dyja.. por edhe sikur asgje te mos ishim duke kaluar por thjeshte mamit ti hahej shume… keta njerez te keqen mami jane pakez budallenj sepse ne keto raste thuhet dalshi mire, qofshi shendoshe, urime etj te kesaj natyre…keta e marrin te mireqene te keqen mami qe ti je aty tek barku e mami duhet te jete balerine 😂😂😂 . Eeeee te mos flasim pastaj te keqen mami kur mesonin se ishe vajze e jo djale. Ohhhhhhh
Pa merak zemra e mamit se mami jot e ka pergjigjen gati edhe me fal nese ndonjehere kam qare kur perballesha me injorancen .
Jo se me mundnin, jo zemra ime. Thjeshte me mbyste ngasherimi kur mendoja se do te te duhet ne jete te perballesh me te miren e me te keqen. Mami e babi do te mundohen te te mesojne t’ja dalesh ne kete bote sa te mire , sa te bukur aq edhe te shkrete e te çmendur. …eh keshtu ….eh ti nderkohe shqelmoje fort e me fort dita dites a thua se po beje party a ku di une çfare protestash beje atje brenda, se normal ti doje te dilje por kush te linte?😁😅

Numeroja ditet deri sa u bene jave e jave e bashke me xhaxhi doktorin Nikita e teta doktoresha Ketin, I ja dolem te te sillnim deri ne javen duhur 🙌🙌🙌me Zotin ne koke🙏.

Mami kishte shume shume frike ne sallen e lindjes. Mami u frikesua aq shume sa kerkova te me vinin ne gjume 😣 , ankthi me pushtoi kraharorin e me dukej sikur zemra do te me ndalte….po, mendoja te keqen, mendoja per ato raste kur nenat nuk I ja dalin ( nuk e di pse por I mendoja keto ndoshta sepse beja shume kerkime e lexime ne kohen qe isha regjim ) .
Por, ja , kaloi e gjitha. Ti ishe ne krahet e mamit e te babit, motra qe te shikonte me ate dashurine qe di ta kete vetem nje moter. Gjysherit, xhaxhai, tezja e dajua yt u lumturuan shume.
Ti, Abi, tani je shume e vogel, por ta dish sa shume lumturi na ke sjelle ne shtepi, sa shume te duam te gjithe. Thone se me femijen e dyte , nena mesohet. . Por jo, gezimi I dhembit te pare eshte njesoj, lumturia e belbezimit te pare eshte po njesoj, ankthi e meraku jane njesoj, zgjohesha e te kontrrolloja a ishe mire po njesoj siç kam vepruar me motren tende te madhe ..
eh moj Abi, kur te rritesh do ta kuptosh se ke dy prinder qe japin jeten per ty, ke nje moter qe uroj me shpirt te jete aty per ty gjithe jeten tende.
Zot, jam e perulur dhe falenderuese per cdo sekonde qe jetoj .
Faleminderit per kete dashuri qe ka emrin familje. Faleminderit qe bashkove ashtu si pa dashje( asgje nuk eshte rastesi, eshte destin, fati yt) rruget e mija e te Skerdit, qe ne te humbnim ne dashuri pa menduar per asgje perveç ndjenjes e te sillnim ne jete dy jete.

U zgjata pak por le te themi qe nje flete te ditarit tim e ndava me ju.
Me nenat e reja qe kalojne keto periudha.
Zoti qofte me ju e me femijet tuaj ne cdo dite sa te mrekullueshme aq edhe te veshtire …
E nese dikush nga “Te paditurit ” ju bie ne qafe per format e trupit e per peshen , thjeshte lumturohuni qe Zoti ju ka bekuar me dhuraten me te shtrenjte qe I ka bere njeriut.
Ka shume njerez ne bote qe luten e provojne pafund shume menyra qe te kene me te shtrenjten e me te bukuren ndjesi e fatkeqesisht disa nuk munden.. uroj me shpirt qe lutjet e tyre te plotesohen 🙏.
Ka shume nena e femije qe nuk I ja dalin dot deri ne fund…
a e imagjinoni sa me fat jemi qe jemi ne jete e mundemi te kujdesemi per familjen? …
edhe ne kete moment, e di sa qesharake duken “injorantet e ceket qe nuk kuptojne asgje çfare kalon nje grua dhe na ngacmojne Per gjene me te parendesishme??? Per ate te jashtmen. Harrojne se brendesia jone eshte plot. Harrojne se jemi me fat qe jemi gjalle. Se jemi me fat qe mundemi te kemi femije. Se jemi me fat qe trupat tane kane pesuar transformim per arsyen me te bukur ne bote.
Une atyre qe me kane rene ne qafe sidomos ne ato momente kur gruaja mund te kaloje edhe periudhe depresioni( edhe mbas lindjes), u kam gjetur ilaçin live direkt ne sy edhe ketu. Kam bere edhe nje bluze pikerisht per ta 💪🖕🖕🖕 ne emer te te gjitha mamave, edhe do ta kem si kujtim nga ajo periudhe ..

Na falni por se si mu nxeh gjaku 😂😂😂😂😂😂.
Jam e sinqerte, s’ke c’thua 😁.

Rrofshin mamat 🙌🙌🙌🙌 u befshin se bashku me baballaret, keshtjella e forte mbrojtese, preheri e kraharori me I ngrohte per femijet e tyre e u befshim stergjysher 🙏. Une do jem njesoj, edhe me bastun, me xixa 😂.

(Kosova Sot)