Modelja Elsa Hosk me video provokuese (Foto/Video)
Modelja e “Victoria’s Secret” është incizuar duke ushtruar, derisa veshja e saj më shumë vinte në pah, sesa që mbulonte.
Derisa, sikur që duket, ushtron vetëm sa për sy e faqe, qëllimi i vërtetë i modeles Elsa Hosk, gjatë bërjes së videos, duket se ishte reklamimi i aseteve të saj trupore. Kjo bionde e bukur, me kaçurrelat e saj marramendëse, që mund të shihen vetëm te një suedeze, i lë pa mend të gjithë ata që e shikojnë. Që nga viti 2011 ajo është duke bashkëpunuar me “Victoria’s Secret”, gjë që vetëm dëshmon për kualitetet e saj me të vërtetë të... mëdha. Ajo merret me modelim që nga mosha 14 vjeçare, duke u paraqitur në kampanjat reklamuese të kompanive të njohura, si Dior, Dolce & Gabbana, H&M dhe Guess.
(Kosova Sot)