Pas martesës, Angela vjen e rrezikshme me ‘Dashuri e jashtëligjshme’
Angela Martini vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që nga martesa me pasanikun rumun, Dragos Savulescu.
Bukuroshja shqiptare javë më parë përmes rrjeteve sociale njoftoi se e ka kurorëzuar me martesë lidhjen me partnerin e saj.
Ndërsa kohë pas kohë në profilin e saj në Instagram ka publikuar imazhe që dukeshin si një set fotografik.
Porse e gjitha duket të ketë qenë pjesë e një klipi që modelja dhe burri i saj e kanë xhiruar.
Angela i ka publikuar tri video në Instagram që janë në formë të një filmi të shkurtër të çiftit.
Regjinë e këtij xhirimi e ka bërë Ryan Gregory Phillips, ndërsa nuk mungojnë edhe skenat intime të dy protagonistëve.
(Kosova Sot)