Si ta keni një trup sikur të modeles Gigi Hadid? (Foto)

  • 31 December 2017 - 10:01
Si ta keni një trup sikur të modeles Gigi Hadid? (Foto)

Që të gjithë ne tanimë e njohim këtë vajzë me trup të përkryer. Për herë të parë ju sjellim informata rreth planit të saj dietal dhe rreth ushtrimeve që i bën. 

Është vetë Rob, themelues i “Gotham Gym” (një palestër e njohur) dhe trajner personal i Gigi-t, ai që na i tregon sekretet e bukurisë së saj. 

“Kur Gigi është në Nju-Jork, bëjmë ushtrime çdo ditë nga një orë, ku bëjmë ushtrime të ndryshme intensive, varësisht si ndihet Gigi”. 

Marrë në përgjithësi, Rob thotë se ekzistojnë tri ushtrime, të cilat mund t’i bëni, nëse doni që të keni trup sikur të supermodeles së “Victoria’s Secret”.

 Gigi Hadid stunned in a lace creationGigi Hadid in Swarovski Sparkles in the 2016 Victoria's Secret Fashion Show

1. “Shkelmat e gomarit”  

Sipas trajnerit Rob, kjo lëvizje është e përkryer për të ushtruar muskujt e vitheve. 

Filloni duke qëndruar “në të katrat”, me gjunjët tuaj në linjë me ijët dhe me duart nën supe. 

Vendosni me cilën këmbë të filloni, duke u siguruar që të bëni përkulje 90 shkallësh, duke e shtyrë më pas këmbën lart (kah tavani), para se ta ktheni atë në pozitën fillestare. 

Bëni 20 ushtrime të tilla me njërën, e më pas edhe me këmbën tjetër. Gigi Hadid at the 2016 Victoria's Secret Fashion Show in Paris after partyGigi Hadid has her Hair & Makeup done prior the 2016 Victoria's Secret Fashion ShowGigi Hadid has her Hair & Makeup done prior the 2016 Victoria's Secret Fashion Show

2. “Kërcitjet e biçikletës” 

Me qëllim të forcimit të muskujve të barkut, shtrihuni në dysheme, me pjesën e poshtme të shpinës të palosur për dyshemeje. 

Vendosni duart anash kokës dhe ngriheni kokën dhe supet pak mbi dysheme. 

Shtrijeni këmbën e majtë, silleni dhe prekeni gjurin e djathtë. 

Kthehuni në pozitën fillestare dhe përsëriteni këtë 20 herë. Gigi Hadid mastered the art of the outfit change at the AMAs

3. Për forcimin e bicepsëve dhe tricepsëve 

Merrni peshë ose në të dyja duart, ose një peshë të vetme me të dyja duart dhe ngriheni atë në një kënd prej 90 shkallësh, më pas përsëriteni këtë veprim. 

Për zgjatje të tricepsëve, filloni duke vendosur duart mbi kokë, duke mbajtur peshën, lëshojeni dorën kah shpina, derisa bërrylat të formojnë një kënd prej 90 shkallësh. Më pas ngriheni peshën dhe përsëriteni. 

Bëjeni këtë veprim 20 herë. 

Mund ta keni edhe ju trupin si të kësaj supermodeleje, me këtë rutinë ushtrimesh prej 15 minutash në ditë. Gigi Hadid walked the Moschino runway in MilanGigi walked the Fendi show earlier todayShe certainly made sure all eyes were on her as she flashed her long legs and trim waistline in a completely sheer floral mini dressGigi Hadid shows of her cleavage in a shimmery dress in New York

(Kosova Sot)