Miqtë e Turit dhe Orindës zbulojnë ambientet e shtëpisë së çiftit, ja si duket (FOTO)

  • 01 February 2018 - 15:13
Miqtë e Turit dhe Orindës zbulojnë ambientet e shtëpisë së çiftit, ja si duket (FOTO)

Turjan Hyska dhe Orinda Huta kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin që kaloi. Ata janë një ndër çiftet më të komentuara dhe të dashur të publikut.

Ndërsa së fundmi, Turi dhe Orinda kanë përfunduar arredimin e shtëpisë së re, pamje të së cilës i kanë zbuluar ndonjëherë me postimet e tyre. Por mbrëmjen e një dite më parë, mysafirët zbuluan një pamje të plotë të ambientit.

Siç vihet re edhe nga fotografitë, një pjesë e stafit të “Apartamentit 2XL” i kanë shkuar për vizitë çiftit në shtëpinë e tyre të re. Një foto nga shtëpia e tyre e ka postuar Jul Deda i cili shkruan: “Te Turi për vizitë në shtëpinë e re”, teksa shihen duke ngrënë pica shoqëruar me nga një gotë verë.

Ndërsa në foton e postuar nga Cubi mund të dallohet kuzhina e shtëpisë së Turit e Orindës, dizajnuar me ngjyra bardhë e zi dhe një ambient shumë modern dhe i rehatshëm.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)