Hyjnoret (FOTO)

  • 01 February 2018 - 18:50
Hyjnoret (FOTO)

Jennifer Lopez dhe Jenna Dewan Tatum shkëlqejnë në sezonin e dytë të Botës së Vallëzimit Zonjat e "World of Dance" u dukën hyjnore derisa kishin promovuar sezonin e dytë te serive garuese të kanalit "NBC". Jennifer Lopez, 48, dhe Jenna Dewan Tatum, 37, pozuan në tepihun e kuq. Lopez, që është në krye të listës te "Latin Airplay Chart", me këngën "Amor, Amor, Amor", u ishte bashkuar nikoqirëve në studiot e "NBC Universal", e veshur në të bardha. Fustanin e kishte kombinuar me një palë taka "Jimmy Choo", kishte unaza prej ari dhe një palë vathë të artë nga koleksioni "Jennifer Lopez Kohl". Flokun e kishte në bishtkali derisa floku kishte nuanca të kaçurreles. Jenna Dewan Tatum u shfaq në tepihun e kuq me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë, derisa ndarja e thellë ia kishte theksuar këmbët prej një valltares që është.

Image

 

(Kosova Sot)