Ermal Meta triumfon në “Sanremo”, shpallet fitues

  • 11 February 2018 - 10:59
Ermal Meta triumfon në “Sanremo”, shpallet fitues

Kantautori shqiptar Ermal Meta dhe këngëtari italian Fabrizio Moro triumfojnë ne “Sanremo”, duke u shpallur fitues.

“Non mi avete fatto niente” është kënga që dy kantautorët sollën në këtë edicion të “Sanremos”, teksti itë cilës është shkruar pas sulmit në Mançester, në koncertin e këngëtares me famë botërore Ariana Grande.

Pavarësisht se pati polemika se kënga e Metës dhe Moros ishte e njëjtë me një këngë të prezantuar në “Sanremo Giovane 2016”, ajo qëndroi në garë duke fituar zemrën e publikut dhe të jurisë së Festivalit.

Gjithashtu kënga “Non mi avete fatto niente” e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros, do të përfaqësojë Italinë në “Eurovizion”.

(Kosova Sot)