Nuk keni kohë dhe para për palestër? Aurela Gaçe ju tregon zgjidhjen e problemit

  • 14 February 2018 - 13:37
Nuk keni kohë dhe para për palestër? Aurela Gaçe ju tregon zgjidhjen e problemit
Shumë prej nesh përdorim justifikime të tilla si s’kemi kohë të shkojmë në palestër, kemi fëmijë të vegjël etj. Por këngëtarja Aurela Gaçe, nënë e dy vajzave të vogla na ka treguar të gjithëve se kur ke dëshirë dhe vullnet gjithçka mund të realizohet.

Ju mund të stërviteni edhe te shkallët e pallatit. Po po, tek shkallët, madje disa herë ato janë shumë më efikase se çdo ushtrim tjetër që mund të bëni në palestër.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale video ku duket duke u stërvitur në shkallët e pallatit. “Mos u ankoni më, jo po skemi mundësi për palestër etj etj. Shkallët janë pa lekë. Ngjitje e shkallëve në vend të ecjes ose të vrapit, ngjitja në anësore  vendos në punë pjesën e brendshme dhe të jashtme të këmbëve”- shkruan Aurela krahas videos ku duket duke ngjitur dhe zbritur shkallët e pallatit.

Image
Image

 

(Kosova Sot)