E bukura e fushës - VIP - Kosova Sot
E bukura e fushës

E bukura e fushës

Ajo u shfaq te ndeja e "Vanity Fair Oscars" pasi që është hospitalizuar në Los Anxhelos pasi që marrja e vitaminave "IV" kishte shkuar keq. Të martën, modelja 22 vjeçe Kendall Jenner u duk më vitale se kurrë më parë derisa ju ishte bashkuar gjysmë motrave dhe nënës për një lojë softballi. Ambasadorja e Adidas-it kishte shfaqur figurën e saj në një bluzë të ngushtë nga sipër me ngjyrë të bardhë dhe të zezë që vjen nga kompania e saj. Kendall kishte shfaqur asetet e saj edhe përmes një palë pantallonave të shkurtë me bel të thellë me ngjyrë të zezë derisa flokun e kishte vendosur nga prapa lidhur në një bishtkali. Pak ngjyrë kishte shfaqur me çorapët e portokallta derisa mbathur kishte një palë atlete të bardha, e në dorë po mbante një dorezë të zezë. 

(Kosova Sot)

42 minuta më parë
15/12/18