13 vjeçarja viktimë e sulmit në Manchester, përloti publikun me performancën e saj (Video)
Hollie Booth, e mbijetuar nga sulmi terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Machester, morri pjesë mbrëmë në “Britain’s Got Talent”, duke emocionuar jurinë dhe gjithë shikuesit.
Paraqitja inspiruese e saj pati ndikim të jashtëzakonshëm në pothuajse të gjithë mediet ndërkombëtare, shkruan Kosova Sot.
Adoleshentja kishte vendosur të performojë pikërisht këngën “One Last Time”, nga Ariana Grande që u bë një himn ndaj atij sulmi.
Vajza vitin e kaluar, në sulmin e tmerrshëm të Manchesterit që morri jetën e shumë personave, ishte mbrojtur nga halla e saj Kelly Brewster, e cila u vra nga Salman Abedi.
(Kosova Sot)