Ende po merren me të dashurin e saj
Dua Lipa e dëshmon se është yll në ngritje dhe nuk merret me thashetheme Ajo ka theksuar më të mirën nga linjat e saj gjatë turit "SelfTitled Tour". Dhe, kështu, Dua Lipa nuk ka zhgënjyer as kësaj radhe derisa kishte komanduar me vëmendje në skenën e "Wantagh City" në NjuJork, duke performuar disa nga hitet më të mëdha të saj. Kështu, krijuesja e hitit "New Rules", 22 vjeçe, linjat e saj i kishte ekspozuar në një kostum bronzi në skenën e të shtunës mbrëma.
Këngëtarja e bukur kosovare kishte ekspozuar ijët e saj në një palë pantallona të shkurtë falë një prerje të thellë deri në ijë. Dukjen e saj me stil unik Dua e kishte kombinuar me një palë atlete me ngjyrë të bardhë, që ia kishin theksuar edhe ashtu formën e saj trupore.
(Kosova Sot)