Djali që u shndërrua në kukull, me mbi 60 operacione, ju sygjeron të pini qumësht të bubave për të qenë të shëndetshëm(Foto)
Djaloshi i njohur si kukulla Ken, që tashmë ka realizuar mbi 60 operacione plastike, çdo herë mbetet në qendër të vëmendjes me paraqitjet e tij.
Ai së fundmi ka treguar se pas operimit të heqjes së brinjëve ka fituar peshë dhe për të qenë vital dhe i shëndetshëm po pi qumësht të bubave, përcjellë Kosova Sot.
“Përdor një qumësht që është shumë i pasur me antioksidantë, është një zgjidhje shumë e mirë kundër plakjes dhe është shumë i varfër në kalori”, ka shpejguar ai.
Gjatë paraqitjes së tij në plazh ai ktheu kokat e të gjithëve, me veshje sportive të zeza dhe me rollera.
Ken është i obsesionuar me operacionet, sa që tashmë nuk ngjanë fare me njeri, por me një kukull.
Ai çdo herë ka treguar se është i fasionuar pas kukullës për fëmijë Ken dhe nuk do të ndalojë së operuari vetën deri sa të arrijë tek pamja që e ëndërron.
(Kosova Sot)