Si shumë të tjerë, edhe Dafina kopjon Mbretereshën Adelina Ismaili (Foto)
Ndër vite imazhi i këngëtares së famshme Adelina Ismaili, ka qenë lejmotiv për shumë kolege të saja, por edhe për shumë gjenerata pas saj, shkruan gazerta "Kosova Sot Online".
U munduan ta kopjonin çdo lëvizje të saj në skenë, por vështirë ta arrin piadestalin e saj.
Dje u shënua 106 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me këtë rast këngëtarja Dafina Zeqiri, postoj disa fotografi me perkrenaren e Skenderbeut.
Megjithatë shumë vite para saj, ekzaktë në Korrik të vitit 2014, ishte Mbretëresha Adelina Ismaili, ajo që gjatë një koncerti të mbajtur në zemër të Prishtinës, u shfaq me perkrenaren e Skenderbeut.
Pesë vite pas, imazhin e saj e kopjon edhe Dafina Zeqiri.
Ç'të themi përveçse, me një varg të njohur nga kënga e Adelines:"Mua m'ka hije krejt çka bëj se jam Adelinë".




(Kosova Sot)
