Linja e re

  • 10 December 2018 - 17:00
Linja e re

Kylie Jenner thyen heshtjen pas një fotos, ku mendohej se ishte bashkëshorti i saj. Kylie Jenner u duk mahnitëse në fotografitë e reja për "Adidas", të cilat i kishte shpërndarë një ditë më parë. Bukuroshja e "Kylie Cosmetics' kishte veshur rroba me shirita teksa po qëndronte pranë një veturës luksoze e ajo po qëndronte me një rast në dysheme. Fotot ishin lansuar derisa bukuroshja 21 vjeçe kishte thyer heshtjen në lidhje me një foto që shihet një njeri teksa shikon të dashurin e saj Travis Scott, i cili ishte me një femër seksi. Imazhi kishte marrë dhenë, por ishte foto e rreme. Të mërkurën, Christian Adam - 20 vjeç, ka thënë se ishte ai prapa fotos misterioze joshëse që kishte dalë në rrjetet shoqërore ditën e hënë. 'Nuk e di nëse për dikë ky është një eksperiment për disa njerëz, por ata po përzihen me njerëz të vërtetë, familje të vërteta', kishte thënë bukuroshja.

 

(Kosova Sot)