Mbretëresha e shahut

  • 18 December 2018 - 15:27
Mbretëresha e shahut

Bebe Rexha vjedh gjithë vëmendjen gjatë performancës së saj te "Jingle Ball" në Majami Bebe Rexha ka ofruar vërtet një paraqitje shumë elektrike dhe bombastike kur u shfaq te "iHeart Radio's Jingle Ball", mbrëmje kjo që ishte mbajtur në Majami këtë fundjavë. Bukuroshja shqiptare 29 vjeçe ishte pikërisht ajo që kishte vjedhur gjithë vëmendjen me një kostum si një tabelë të shahut dhe mbathur kishte një palë çizme të gjata lateksi derisa kishte këndua hitin e saj "I'm A Mess". Mbrëmja e të dielës ka shënuar performancën e dhjetë dhe të fundit të Bebe-s te "Jingle Ball". Rexha ka ecur në tepihun e kuq në një fustan të verdhë me zinxhir derisa kishte dhe një rrip në bel. 

 

(Kosova Sot)