Shumëngjyrëshja

  • 19 December 2018 - 15:10
Shumëngjyrëshja

 Bella Hadid shfaq belin e hollë për fushatën e 'Versace'-s Bella Hadid u duk shtathedhur si kurrë më parë në fushatën e re të "Versace", për koleksionin pranverë/verë për vitin 2019. Modelja e bukur 22 vjeçe është një nga nëntë modelet që pozon për imazhet e reja të shtëpisë së modës, bërë nga fotografi Steven Meisel. Bella me këtë rast ka theksuar figurën e saj si një orë prej rëre - të gjitha linjat, belin e hollë - derisa ajo ka pozuar në një fustan me plot ngjyra dhe grimin dramatik të syve. 'Risia e "Versace #SS19 Campaign" nga #stevenmeisel' ishte mbishkrimi i Bella-s në "Instagram". Bella kishte shumë mundësi me këtë rast që të tregonte figurën e saj të hollë dhe po ashtu shfaqet edhe në fushatën e fundit "Moschino". 

Image

 

(Kosova Sot)