Pas largimit nga ‘Babastars’, Cozman thumbon sërish Getoarin…

  • 22 January 2019 - 15:32
Pas largimit nga ‘Babastars’, Cozman thumbon sërish Getoarin…

Kompania muzikore e krijuar nga reperi Getoar Selimi e njohur me emrin “Babastars” prej disa ditësh është në krizë.

Disa nga reperët që kanë qenë pjesë e grupimit kanë konfimuar largimin duke krijuar kështu një pikëpyetje të madhe për vazhdimësinë e “Babastars” në tregun muzikor.

Skivi ishte një ndër reperët që vendosi të largohej përfundimisht nga ky label e më pas u largua edhe Cozman. Ky i fundit sot publikoi një foto në Instagram dhe vëmendjen e mori përshkrimi që përdori.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Stop Fooling People...

A post shared by COZMAN (@cozman) on

”Mos i mashtro njerëzit …”, ishin fjalët e tij dhe duke  pasur parasysh raportet e prishura me Getin, mos ia ka dedikuar atij?

(Kosova Sot)