'Buba e dajave'

  • 21 February 2019 - 08:00
'Buba e dajave'

 Rita Ora ekspozon dekoltenë e bujshme teksa ribashkohet me ish-in Ata u ndanë në shtator të vitit 2018 pas një dashurie të gjatë. Kështu, Rita Ora është ribashkuar me ish të dashurin, Andrew Watt, derisa kishin marrë pjesë në një ngjarje në Los Anxhelos. Ylli i këngës "Hot Right Now", 28 vjeçe, dhe ish i dashuri i saj muzikant, 28 vjeç po ashtu, u pa teksa po futeshin në veturë, pasi ishin larguar nga ndeja e organizuar nga një revistë, derisa ata u dukën shumë miqësorë në bisedon e tyre.

Bukuroshja bionde ishte veshur për të lënë mbresa, duke ekspozuar dekoltenë e saj pa sytjena në një fustan monokrom. Gjysma e sipërme e fustanit kishte një dekolte të thellë. Fustani i bardhë ishte i zbukuruar me pika të zeza dhe prerje asimetrike, që ia kishte theksuar këmbët e saj

(Kosova Sot)