Urraaa! Po vjen He-mani!

  • 22 March 2019 - 15:31
Urraaa! Po vjen He-mani!

Noah Centineo ka nënshkruar që ta luajë rolin e heroit He-Man, në filmin e shumëpritur “Masters of the Universe”

Aktori gjithnjë e më i famshëm, Noah Centineo, sapo ka pranuar që të luajë rolin e tij më të madh deri më tani. Ky aktor 22 vjeç mendohet se gjendet afër përfundimit të bisedimeve që ta luajë rolin e He-Manit në filmin e “Sony Pictures” dhe “Mattel Films”, me titull “Masters of the Universe”. Ka të tillë që këtë gjë tanimë e marrin si punë të kryer.

Centineo së fundmi punoi me “Sony Pictures” në një film tjetër, “Charlies Angels”, ku “Variety” raportoi se studioja filmike ishte e gatshme që përsëri të punonte me të.

(Kosova Sot)

Vip