Për hatër të dekadës së pestë

  • 25 March 2019 - 08:51
Për hatër të dekadës së pestë

Jennifer Lopez vjen me një këngë të re dhe paralajmërimin për turneun veror Bukuroshja Jennifer Lopez, këngëtarja e hitit të madh "Dinero", 49 vjeçe, ka bërë të ditur se verën që po vjen do të fillojë edhe turneun e saj në shenjë të pesëdhjetë vjetorit të saj.

Ajo do të paraqitet me vallëzime të ndryshme, gardërobë ekspozuese. Duke folur për këngët e reja, Lopez ka bërë të ditur se ajo shumë shpejt e lanson një bashkëpunim me reperin French Montana, të titulluar "Medicine". Kënga do të bëhet publike më 5 prill."Do të dëshiroja t'ju ofroja më shumë shije të këngës time më të re, "Medicine, ft. @frenchmontana"!

Nuk po më pritet për ju, për ta dëgjuar", ishte mbishkrimi i Lopez. Për herë të parë turneun që po vjen Lopez e kishte paralajmëruar në paraqitjen e saj te "The Ellen DeGeneres Show", në muajin shkurt.

(Kosova Sot)