Rozana Radi: Ju rrëfej si përfundova me gjoks bullgareje dhe aventura në Maqedoni kur shkova ta zmadhoj

  • 25 March 2019 - 18:05
Rozana Radi: Ju rrëfej si përfundova me gjoks bullgareje dhe aventura në Maqedoni kur shkova ta zmadhoj

Këngëtarja Rozana Radi ka rrëfyer historinë se si ka vendosur të zmadhojë gjoksin.

Artistja ka folur hapur sesi e mori një vendim të tillë, duke thënë se operacionin e ka bërë në Shkup kur ishte adoleshente.

“Kur vendosa të bëj gjoksin, qejf i madh, adoleshencë, do bëj një gjoks të madh. Kur shkova atje, doktori më tha: “Je shumë mirë, ke një gjoks të bukur, nuk ke nevojë”.

Operacionin e bëra në Shkup dhe mora një furgon me shoqëri me vete. Kam frikë nga gjilpëra dhe thashë, në rast se unë nuk e bëj, e bëni me radhë dhe ndonjëra godet.

Jam fobike e gjilpërave. Ditën që shkojmë, e kisha vendosur që do bëj 3 abondent dhe hyra aty, tha Rozana nuk bëjmë dot operacion sot. I thashë Pse? Sepse protezat që kanë ardhur janë më të mëdha se 3, tha ai.

Vëri këto i thashë, ku kam kohë unë të vij, të harxhoj 5 mijë euro për 2 numra, të paktën të harxhoj për 4. Dhe kështu përfundova me një gjoks bullgareje”, tha këngëtarja.

(Kosova Sot)