Fakte se yjet nuk janë aspak si ne
Gjatë një interviste me "Entertainment Tonight", që u shfaq në internet më 23 shkurt 2019, artisja e grimit Erika La' Pearl ka bërë të ditur se nganjëherë grimin e bëjnë kur Cardi B është në gjumë. "Ajo më beson", ka thënë Erika. "Nganjëherë kur unë ia bëj grimin asaj, ajo është në gjumë. Kështu unë e bëj punën time dhe, kur ajo të zgjohet thotë, 'Oh, hijet e syve m'i ke bërë të kaltra kësaj radhe'". Ekspertja e grimit thotë, "Më duhet disi, të ngjitem në shtratin e saj, sepse ajo duhet të pushojë".
"TMZ" ka raportuar më 11 mars 2019, që Kim Kardashian West së fundmi është përkushtuar ta paguajë qiranë e një të panjohurit për pesë vitet e ardhshme pasi e kishte parë tregimin e tij në "Twitter". Matthew Charles - kishte vuajtur 20 nga 35 vite burgim për akuza jo të dhunshme për drogë dhe armë - ishte liruar pas reformave të reja në burg, diçka që kishte depërtuar te zemra e bukuroshes, e ai nuk ishte gjendje të paguajë qiranë. Kjo është pjesa ku ndërhyn Kim për të ndihmuar.
Dwayne Johnson, përmes llogarisë së tij në "Instagram", më 1 mars 2019 ka bërë të ditur se së fundmi është i përkushtuar t'ia blejë të atit një shtëpi të re në Florida."Rreth dy apo tri javë më parë kam marrë në telefon të atin tim dhe i kam thënë, 'shiko, me gjasë je i lumtur edhe aty ku je… por dua të bëj diçka për ty. Dua të ta blej një shtëpi të re për ty - kudo që dëshiron të jetosh, mund të jetosh", ka thënë në një video.
Kur Jonas Brothers arritën No. 1 me "Sucker", këngën e tyre të parë pas gjashtë viteve pauzë, Nick Jonas e kishte festuar duke shpenzuar rreth 200 mijë dollarë amerikanë për një "MercedesMaybach' të ri për nusen e tij, Priyanka Chopra Jonas. "Kur burri është numër një.. gruaja merr një "maybach"! prezantoj... Ejstra Chopra Jonas...haha...Të dua shpirt!! Yaaay! Burri më i mirë i të gjitha kohërave", ishte mbishkrimi i saj kur e kishte hedhur veturën në "Instagram" në mesin e muajit mars të vitit 2019.
Më 26 shkurt të vitit 2019, "Postmates" zbulon se që nga viti 2014, bukuroshja Cara Delevingne ka shpenzuar më shumë se 25 mijë dollarë amerikanë - në 482 porosi në gjashtë qytete nga 234 blerje në 1,038 objekte - sipas aplikacionit të dërgesave. Porosia e saj më e vogël ka arritur në korrik të vitit 2018 kur kishte kërkuar një krehër nga brendi "CVS".
(Kosova Sot)