U bë i famshëm në serial, ky është Merti në jetën reale

  • 27 March 2019 - 10:26
U bë i famshëm në serial, ky është Merti në jetën reale

“Mos ma lësho dorën”, është seriali i ri që ka filluar të pëlqehet shumë në Kosovë.

Rrëfim krejt i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme e bëjnë këtë serial të pëlqehet nga publiku. Pjesë e serialit janë aktorë të ndryshëm, të cilët i pamë edhe ne seriale tjera.

Por, ai i cili morri vëmendje me rolin e tij është “Merti” emri i të cilit në jetën reale është Yigit Kagan Yazici. Yigiti një djalë 12 vjeçar, i cili i dha jetë rolit të “Mertit” në mënyrë profesionale e luan rolin e një fëmije me autizëm.

(Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë).

Në serial ai bashkë me motrën e tij Azren jetojnë të vetëm pasi që edhe nëna edhe babai i kanë vdekur.

“Merti” në jetën reale është fëmija i vetëm i Yigitit dhe Zeynepit si dhe nuk është me autizëm. Yigiti deri tani ka luajtur në tre seriale, për çka ka marrë lëvdata të shumta.

Nga regjisorët turk, aktori 12 vjeçar cilësohet si njëri prej aktoreve më të talentuar të moshës së tij. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga përditshmëria e tij.

(Kosova Sot)