Fansat merakosen për mungesën e saj në rrjetet sociale, Luana sqaron: Nuk ju kam kushtuar shumë kohë, por…

  • 28 March 2019 - 15:30
Fansat merakosen për mungesën e saj në rrjetet sociale, Luana sqaron: Nuk ju kam kushtuar shumë kohë, por…

Pas pushime që bëri në Maldive, moderatorja e njohur Luana Vjollca i është rikthyer punës.

Pak ditë më parë ajo tregoi se e kishte kaluar natën në një studio diskografike, e më pas u zbulua se me të ishte edhe partneri i saj, Krenar Çoçaj.

Edhe pse Luana nuk dha asnjë detaj se për çfarë po punonte, u përfol se ajo po përgatit një këngë të re për të gjithë fansat.

Madje puna që po bën për të sjellë projekte të reja, e ka larguar atë edhe nga rrjetet sociale. Luana ka publikuar shumë pak së fundmi në profilin e saj në “Instagram”, e duket se fansat janë bërë merak për këtë fakt.

Prandaj moderatorja seksi ka vendosur që të sqarojë se pse ka bërë mungesa në rrjetet sociale. “Ju dua të gjithëve! Më falni që nuk ju kam kushtuar shumë kohë, por po punoj fort për të sjellë gjëra të bukura te ju. Çdo mesazh i juaji më motivon e ma mbush zemrën plot! Faleminderit!”, shkruan Luana në postimin e saj në “Instastory

(Kosova Sot)