Orët më të rralla, që kushtojnë sa një pasuri e tërë

  • 29 March 2019 - 12:10
Orët më të rralla, që kushtojnë sa një pasuri e tërë
Image
"Steve Mcqueen's rolex submariner"

Historia e orës "McQueen's" është eksituese po aq sa edhe një nga filmat. Ky model "Rolex", blerë nga McQueen në vitin 1960, ka qenë i pranishëm në dy prej filmave: "The Great Escape' dhe "The Towering Inferno". Është ora e vetme me emrin e McQueen të gravuar në të. Çmimi i kësaj ore kushton hiç më pak se 200,000 dollarë.

 

 

 

Image
"Piaget emperador temple"

Kur një orë kushton 3.3 milionë dollarë, me gjasë mendoni se është një transformues magjik që po ashtu shndërrohet në një rezidencë të madhe ose orë të mbuluar me një sasi të pahijshme diamantesh. Ora "Piaget Emperador Temple" i përshtatet një profilit të orës prej një milioni dollarë. Me më pak se mijëra diamante smeraldi dhe po ashtu si një fushë me perla, njerëzit do të vërbohen nga bukuria kilometra larg.

 

 

 

Image
"Paul Newman's Rolex Daytona"

Kjo orë mban çmimin më të lartë të arritur për një orë kyçi në ankandin e "Paul Newman's 1968 Daytona Rolex". Në vitin 2017, te "Winning Icons Auction",kanë kaluar vetëm 12 minuta para se të shitej ora përmes telefonit për një çmim prej 15.5 milionë dollarë, duke thyer rekordin paraprak prej 11 milionë dollarë mbajtur nga Patek Phillipe. Ora ishte dhuratë për Newman nga bashkëshortja e tij dhe me gjasë shihet si një orë që njihet si 'kupa e shenjtë'.

 

 

Image
"Marie-Antoinette Pocket Watch"

Megjithëse është emërtuar nga Marie-Antoinette, mendimi për këtë orë 30 milionëshe ka vazhduar për 34 vite dhe përfundimisht ishte përfunduar më 1827. Ora e xhepit "Marie Antoinette" është orë e bukur me 823 pjesë. Shumica e tyre janë të bëra nga ar me ngjyrë pink. Ora ka një të kaluar të hatashme - ishte vjedhur më 1983 nga muzeu në Jerusalem, më pas ishte gjetur më 2007.

 

 

 

Image
"Graff Diamonds Hallucination"

Objekti më i shtrenjtë ndonjëherë i paraqitur te "Baselworld Exhibition" është ora "The Graff Hallucination". Ora është e mbushur me diamante të rralla me shumë ngjyra që përshkruhen si "kryevepër strukturale". Gurët e përdorur për orën ishin zgjedhur nga Zr. Graff dhe ishin vendosur një nga një. Ora ka një çmim prej 55 milionë dollarë, duke e bërë një nga orët më të shtrenjta në botë.

 

 

 

 

 

(Kosova Sot)