Elvana dhe Ermali sonte vijnë në Kosovë për të promovuar filmin

  • 29 March 2019 - 15:52
Elvana dhe Ermali sonte vijnë në Kosovë për të promovuar filmin

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi sonte promovojnë filmin në Kosovë.

Dje ka filluar të shfaqet nëpër kinematë shqiptare filmi ‘2 gisht mjaltë’.

Protagonistë të kësaj komedie janë këngëtarja Elvana Gjata dhe prezantuesi dhe humoristi Ermal Mamaqi.

Derisa dje ata kanë qenë të pranishëm në premierën në Tiranë, Elvana dhe Ermali sonte vijnë në Prishtinë për të promovuar filmin e tyre,

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shitur 1842 bileta ndërsa edhe në ditet në vijim filmi pritet të shikohet shumë në të gjitha kinematë.

 
Ermali dhe Elvana në Prishtinë

ë SUPER LAJM: Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi do të vijnë sot prej orës 19:00 në Cineplexx, Albi Mall. ë Kjo është një mundësi unike për të gjithë që duan t’i shohin aktorët LIVE, të bëjnë foto dhe të marrin autografe sot. ë Shpërndaje lajmin dhe përmendi fansat e tyre në koment! ë

Posted by Cineplexx Kosovo on Friday, March 29, 2019

Sonte nga ora 19:00 Elvana do të jetë e pranishme në kinemanë ku po shfaqet filmi ku edhe do të takohet me fansat.

(Kosova Sot)