S'ua ka frikën dukjeve të reja

  • 30 March 2019 - 08:52
S'ua ka frikën dukjeve të reja

Jennifer Lopez njihet për faktin se provon dukje dhe veshje të ndryshme, kësaj radhe ka shkëlqyer me fustanin e ndritshëm të gjelbër prej lateksi J ennifer Lopez nuk ka fare frikë të provojë dukje të reja.

Këtë javë këngëtarja 49 vjeçe u pa në një fustan të ndritshëm me ngjyrë të gjelbër në seritë e saj televizive "World Of Dance". Po ashtu kishte edhe disa foto të bukura promocionale, të cilat i kishte shpërndarë në "Instagram" me të njëjtën dukje. Loçka e lindur në Bronks kishte pozuar me bashkë-yjet e tjera NeYo, Scott Evans dhe Derek Hough për seritë garuese.

Me këtë rast, Jennifer flokët i kishte lidhur lart, duke ekspozuar balluket, derisa fytyra e saj po shkëlqente dhe dukej shumë më e re sesa që në të vërtetë është. Për foto, bukuroshja e ballinave kishte mbathur një palë taka të bukura me ngjyrë të bardhë. 

(Kosova Sot)