Sherri i bujshëm mes Florit dhe Sabriut, ndërhyn Ermali: Veprim i ulët, kam kërkuar që të…

  • 01 April 2019 - 14:10
Sherri i bujshëm mes Florit dhe Sabriut, ndërhyn Ermali: Veprim i ulët, kam kërkuar që të…

Prej ditësh po flitet në media debati mes këngëtarëve të njohur, Sabri Fejzullahu dhe Flori Mumajesi.

Debati i tyre nisi kur Sabriu përmendi Florin si një ndër artistes që blejnë klikime me para. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak kantautorit, i cili menjëherë reagoi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

“Ncncncnc pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble s’ti kam marr ty paret! Pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kanë honger mut i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qenë najherë unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jetën e vet. Kur i bëjnë vet shumë klikime nuk nihen vec fërkojnë gjoksin kishe jonë artista t’mdhej, kur nuk i bojnë vet e i bojnë tjeret merren me llafe të grave”, shkruante Flori në postim.

Pak ditë më vonë, Sabriu postoi në “Instastory”-n e tij këtë status të Florit, madje i habiti të gjithë pasi kishte vendosur disa zemra të kuqe, duke treguar se ai ka një mendim të mirë dhe e vlerëson kantautorin.

Së fundmi në emision ” ka qenë i ftuar djali i Sabriut, Ermal Fejzullahu. Gjatë intervistës, moderatorja nuk la pa e përmendur sherrin mes dy këngëtarëve të dashur për publikun shqiptar.

Lidhur me këtë, Ermali tregoi se nuk i kishte ardhur aspak mirë dhe veprimi i Florit i ishte dukur diçka e ulët. Madje, Ermali tregon se i ka kontaktuar këngëtarit për të fshirë postimin, megjithatë Flori nuk e ka bërë.

“Më ka ardhur keq për atë gjë që ka ndodhur me thënë të drejtën, më ka ardhur keq nga të dyja palët. Duke pasur parasysh që babi është pak tip që ka temperament, ndoshta një plaku 75-vjeçar i lëshohet ndonjë fjalë pa lidhje. Mua më ka ardhur shumë keq nga kolegu, nga Flori, sepse ka bërë një reagim që nuk mu ka dukur që i ka pasur hije atij, duke pasur së pari parasysh moshën, karrierën e tij, zhargonin që e kishte përdorur në atë postim. Më është dukur e ulët”, rrëfen Ermali.



“Unë i kam kontaktuar personalisht, i kam thirrur me burrni. I kam thënë që tu kisha lutur me pas parasysh që babai im e ka një moshë. Meqenëse ti je ndjerë i ofenduar, s’di a e ke mizën pas veshi, por fshije atë farë postimi. Tha nuk vjen shprehja, m’u duk shumë gjest i ulët. Sido që të jetë, jeta është e gjatë. Unë i uroj atij sukses dhe shëndet”, sqaroi Ermali.

(Kosova Sot)