Fifi kujton kohët e errëta që ka kaluar kur ishte studente: Më kanë injoruar e poshtëruar, por sot…

  • 06 April 2019 - 10:03
Fifi kujton kohët e errëta që ka kaluar kur ishte studente: Më kanë injoruar e poshtëruar, por sot…

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi duket se është ndjerë nostalgjike për qytetin e saj, pasi është kthyer në Prishtinë.

Aty, Fifi ka kujtuar kohët kur ka qenë studente dhe ecte rrugëve të qytetit. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, këngëtarja tregon se ato momente i janë kthyer si Dejavu.

Fifi ka zbuluar për ndjekësit e saj se ajo kohë ka qenë paksa e errët për të. Ajo ka shtuar se ka pasur mjaft njerëz që e kanë injoruar dhe poshtëruar.

Por pavarësisht gjithë atyre gjërave që ka kaluar, këngëtarja tregon se sot ndihet krenare për veten, pasi i ka luftuar me shpirt ata persona.

“Po takoj fytyra që jam rritur fizikisht me ta në prezencë e që më kanë poshtëruar me fjalë dikur e më kanë injoruar sikur të mos isha qenie njerëzore.. ama unë u ndjeva krenare me veten që kam luftuar me shpirt e tru edhe jam ku jam sot.. në këtë rrugëtimin tim s’jam vetë ama shpirtin tim nuk ma ka bërë askush”, ka shkruar Fifi në postimin e saj në “Instastory”.

Image

(Kosova Sot)