Shyhrete Behluli i 'prishë' raportet edhe me Motrat Mustafa
Vite më parë në media u përfolë se këngëtarja muzikës popullore Shyhrete Behluli nuk i kishte folur këngëtares Shkurte Fejza, pasi kjo e fundit nuk e kishte falenderuar në 40 vjetorin e karrierës së saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Çudi e madhe...
E tani ka filluar një problem tjetër, ku zanafilla fillon sërish tek Shyhretja.
Kësaj radhe janë motrat Mustafa Safetja e Sahidja ato që gjatë një interviste kishin shprehur mëllefin e tyre pasi Shyhretja ua kishte 'vjedhur' idenë e klipi ku nëna e tyre do të ishte prezente.
Edhe pse nuk ka pasur reagim zyrtar nga këngëarja Behluli, ka qenë autorja e tekstit të këngës së saj ajo që është munduar t'i hedhë pluhur së vërtetës.
Duke deklaruar se Shyhretja e ka porositur këngën që në muajin Maj, derisa Motrat Mustafa në muajin Nëntor.
Çfarë po ndodh?
(Kosova Sot)