Të famshmit që bën tatuazhe për hir të dashurisë

  • 08 April 2019 - 12:38
Të famshmit që bën tatuazhe për hir të dashurisë

Pas ndarjes së tyre në vitin 2012, Marc Anthony iu desh që ta mbulonte emrin "Jennifer" që e kishte në kyçin e tij në nder të bashkëshortes së tij, Jennifer Lopez.

Image
ANGELINA JOLIE

 Aktorja ka zëvendësuar tatuazhin e mëparshëm të ishbashkëshortit të saj, Billy Bob Thornton, me koordinata gjeografike të vendeve kur Brad Pitt dhe gjashtë fëmijët e tyre kanë lindur. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
EVA LONGORIA

Pasi ishte martuar me Tony Parker në vitin 2007, ylli nga "Desperate Housewives" në kyçin e saj kishte vizatuar datën e martesës. Pasi që ishin ndarë më 2011, pas skandalit të tradhtisë së bashkëshortit, Longoria ka thënë te "The Joy Behar Show" se nuk është pishman për tatuazhin. "Më pëlqen ... do ta vë dhe datën e shkurorëzimit dhe do të jetë si gur varri", u tall ajo.

 

 

 

Image
MARC ANTHONY

Pas ndarjes së tyre në vitin 2012, Marc Anthony iu desh që ta mbulonte emrin "Jennifer" që e kishte në kyçin e tij në nder të bashkëshortes së tij, Jennifer Lopez.

 

 

 

 

 

 

Image
HEIDI KLUM

Supermodelja kishte vizatuar emrin e bashkëshortit Seal në bërrylin e saj dhe një yll për të shënuar përvjetorin e parë të martesës. Klum ka aplikuar për shkurorëzim nga këngëtari në prill të viti 2012. 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
DAVID BECKHAM

 Lojtari i futbollit ka bërë tatuazh emrin e Victoria Beckham në shkrim kursiv në majën e dorës së tij të djathtë. Çifti i famshëm janë të martuar që nga viti 1999 dhe kanë katër fëmijë së bashku

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
JUSTIN BIEBER

Jelena përgjithmonë? Në prill të vitit 2013, këngëtari i hitit "Boyfriend" ka dalë dhe ka ekspozuar tatuazhin në kyçin e majtë që kishte shënuar bashkimin e tij të sërishëm me të dashurën e tij, Selena Gomez. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Kosova Sot)