Kush ia dhuroi unazën me diamant? Morena Taraku zbulon të vërtetën
Pak muaj më parë, këngëtarja Morena Taraku, i befasoi të gjithë teksa publikoi në “Instastory” një fotografi ku shfaqte dorën e saj me një unazë me diamant gjigand.
“Thashë po!’’, shkruante Morena, ndërkohë që të gjithë po flisnin për mashkullin që i ka vjedhur zemrën.
Ndërkohë një ditë më parë, Taraku ka vendosur që t’u jap fund këtyre thashethemeve, duke zbuluar si qëndron e vërteta rreth statusit të saj.
“Siç thashë, unë jam beqare dhe shumë e lumtur”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me foton e publikuar në “Instagram”. Pra ende nuk ka një mashkull që i rrëmbyer zemrën Morenës.
(Kosova Sot)