Almeda zbulon emrin që do i vendosë djalit, ja kuptimi i veçantë

  • 10 April 2019 - 13:18
Almeda zbulon emrin që do i vendosë djalit, ja kuptimi i veçantë

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, Almeda shpeshherë ka postuar në profilin e saj foto që tregonte barkun e rrumbullakosur. Ndërsa së fundmi, ajo ka zbuluar emrin që ajo dhe Tolga kanë vendosur për të birin.

Vogëlushi i tyre do të quhet Efehan dhe Albazi ka shpjeguar kuptimin e veçantë të emrit. Në një intervistë për “Revista Who”, Almeda ka treguar se i pëlqente shumë emri Efe dhe Tolga vendosi t’i shtonte edhe prapashtesën “han”, meqenëse shumë familjarë të tij i mbaron emri me “han”.

“Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan”, është shprehur bukuroshja shqiptare.

“Kanë qenë muajt më të shenjtë të jetës time, nuk di të përshkruaj atë që ndjej. Besoj se vetëm nënat më kuptojnë, por di që tashmë Efehan i ka dhënë e do t’i japë një tjetër kuptim jetës sime”, ka shtuar Almeda.

(Kosova Sot)