E Përhitura

  • 11 April 2019 - 09:42
E Përhitura

Camila Cabello nga këngëtare, tashmë edhe me rolin kryesor në filmin “Cinderella”

Ajo është një nga yjet që më së shpejti është ngritur në muzikë ku muzika e saj ka arritur në majat e “U.S. Billboard 200”.

Kështu, Camila Cabello tashmë ka vendosur ta fillojë karrierën në aktrim, pasi do të shfaqet në filmin modern “Cinderella”, ka raportuar “Hollywood Reporter”.

Këngëtarja e hitit “Havana”, jo vetëm se do të përfshihet në rolin kryesor të filmit, ajo po ashtu do të përfshihet edhe në muzikën për filmin.

Ajo po ashtu do të punojë edhe në fotografinë e filmit me Kay Cannon, që ka shkruar të tre filmat “Pitch Perfect”. Ky njëherësh do të jetë edhe debutimi i Cabello-s si një aktore.

Ajo po ashtu ka aktruar edhe në televizion, te “King Of The Golden Sun”.

(Kosova Sot)